Pse Wenger nuk ia zgjati dorën shqiptarit?

E çuditshme apo jo! Arsene Wenger, trajner i Arsenalit, duket se i ka dhimbsur koka tërë natën nga barazimi me rezultat 3:3 me ekipin belg, Anderlecht. Skuadra belge trajner e ka ish-futbollistin e mirënjohur nga Kosova, Besnik Hasi. Ai me qetësinë e tij ia doli që humbjen nga 3:1 ta shndërroi në barazim 3:3, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit D në Champions League. Hasi përgëzon futbollistët për angazhim por në anën tjetër ka qenë e çuditshme se si trajneri francez nuk ia zgjati dorën! Kjo është dalja nga rregullat e Fair-Play e trajnerit të Arsenalit, duke mos i zgjatur dorën Hasit. Wenger ishte i shqetësuar nga barazimi, ndërsa Hasi aspak i mërzitur pse Wenger veproj ashtu pas përfundimit të takimit. “Nuk ka aspak rëndësi që ai nuk më ka zgjatur dorën. Ne vijmë nga një kampionat i vogël dhe vetëm kemi menduar që të luajmë në nivel të tillë, ne dy ndeshjet me Arsenalin, ne kemi merituar më shumë se një pikë”, ka thënë Hasi. Trajneri gjakovarë tha se është i lumtur që drejton një ekip si Anderlecht. “Ndoshta Arsenal ka dashur që të zbavitë tifozët e tyre, por unë jam krenar që drejtoj këtë skuadër”, thotë Hasi.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment