Garcia: Nuk do të përsëritet humbja e Olimpicos

Roma nuk po kalon një moment pozitiv pasi edhe në kampionat ka humbur terren pas humbjes në Napoli dhe tekniku francez e pranon këtë.
Filozofia e Romës nuk do të ndryshojë edhe pse të mërkurën skuadra italiane viziton stadiumin “Allianz Arena” për të kërkuar hakmarrjen e humbjes 7-1. Këtë e bën të ditur trajneri Rudi Garcia në prag të sfidës së katërt në grup.
“Përballemi me një skuadër që nuk do të na lejojë të bëjmë lojën tonë por kemi mësuar nga humbja e parë dhe do të kërkojmë të korrigjohemi. Nuk do të përsëritet ajo që ndodhi në Olimpico. Jemi të sigurt te forca jonë dhe këtë duam ta tregojmë në fushë me kundërshtarin më të fortë të grupit”.
Roma nuk po kalon një moment pozitiv pasi edhe në kampionat ka humbur terren pas humbjes në Napoli dhe tekniku francez e pranon këtë.
“Ky është një moment delikat sepse edhe në ndeshjen e fundit nuk arritëm të tregonim forcën tonë. Nuk arrijmë të japim maksimumin por duhet të vazhdojmë punën dhe kam shumë besim se do të rikthehemi me lojën tonë dhe rezultatet pozitive”.
Por a ka frikë skuadra e Romës pas rezultatit të frikshëm të ndeshjes së parë?
“Jo, aspak. Rezultati i atij takimi nuk është treguesi më i qartë i diferencave mes dy skuadrave. Ata janë shumë të fortë dhe na pret një ndeshje e madhe por kanë edhe pika të dobëta që duhet t’i shfrytëzojmë”.
Në fund, Garcia shkëput një koment edhe për Bayernin e Mynihut.
“Ata kanë në listën e Topit të Artë 6 lojtarë, madje Robery mungon. Gjithsesi, lojtarët e skuadrës time janë profesionistë dhe e dinë shumë mirë se Bayerni nuk është i paarritshëm”
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment