Ja çfarë shkruajnë mediat greke, malazeze dhe maqedonase për flamurin e "Shqipërisë së Madhe" (FOTO LAJM)

Në ndeshjen e mbrëmshme Serbi - Shqipëri u shfaq flamuri i "Shqipërisë së Madhe", ku mes tjerash në hartë përfshiheshin edhe territore të shteteve të sotme të Greqisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. "Kanal 5" i Maqedonisë ka shkruar se flamuri në stadiumin e Beogradit ishte nbjë provikim ndaj vendasve. “Nën minutën 42, u shfaq një objekt fluturues me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe të Serbisë së Vogël. Kur Stefan Mitrovic kishte kapur flamurin, disa futbollistë shqiptarë ia kanë rrëmbyer atë dhe kështu kishte filluar përleshja, me çka edhe gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen”, shkruan media maqedonase. Alsat-M nga ana tjetër, media shqiptare në Maqedoni thotë se flamuri është i shenjtë dhe nuk duhet të prekej. Agjencia greke “ANA-MPA” raportoi shkurtimisht mbi ngjarjet në stadiumin e Partizanit, vetëm duke njoftuar se një ndeshje braktiset për shkak të flamurit, transmeton Telegrafi. “Pobjeda” e Malit të Zi, ka bërë të ditur vetëm se “takimi është ndërprerë kur mbi fushën e futbollit është shfaqur një objekt i vogël fluturues me flamurin shqiptar”. Ndërsa, Vijesti” ka shkruar: “Në stadiumin e mbushur të ish-APJ-së, në një kohë është shfaqur një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe – pas kësaj çdo gjë ka ndryshuar. Lidhur me përleshjet mbrëmë në Beograd kanë shkruar edhe media prestigjoze si "Uashington Post", "DailyMail" etj



Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment