Ndërron jetë këngëtari Dr.Flori, vdekja dyshohet nga overdoza!!!

Ndërron jetë Dr Flori, kantautori dhe këngëtari i njohur shqiptar. Florand Kondi i njohur me emrin artistik, ‘Dr Flori' ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale’, pohuan ne fillim burime nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza në Tiranë’, por te tjera burime spitalore pohojne se vdekja eshte shkaktuar nga overdoza. 
Mësohet se Dr Flori ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Burime nga Urgjenca bëjnë me dije se këngëtari mbërriti rreth orës 10:20 minuta të paradites së sotme pa shenja jete në trup. 
Gjithsesi pritet që mjekësia ligjore të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e vdekjes, por dyshimet më të forta janë për përdorimin e drogës. Përdorimi në sasi të madhe dyshohet se ka qenë shkaku që këngetari ka rënë në kolaps. 

Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, baba i dy femijeve u bë i njohur me këngën “O cike cike", që u performua krah kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment