Vdekja e 15-vjeçares, ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak, hemorragjia e brendshme!!!

Ekspertiza mjeko-ligjore zbardh vdekjen e 15-vjeçares që humbi jetën një ditë më parë pak pas vendosjes së telave të dhëmbëve tek dentisti.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkak për vdekjen ka qenë hemorragjia e brendshme. Më tej ekspertiza citon se vdekja është shkaktuar nga shkaqe natyrale.
15-vjecarja K.A humbi jetën dje pak orë pasi kishte kryer një vizitë tek dentisti.
Mësohet se adoleshentja me inicialet K.A. ka shkuar e vdekur në spital. Sipas të dhënave të policisë vajza e lindur në Dermish të Sarandës banonte në Janinë dhe pikërisht dje, pas vizitës tek dentisti, ku kishte shkuar për të vendosur telat, ajo mori rrugën për në Greqi bashkë me familjen.
Vendosjen e telave tek dentisti e kishte kryer paraditen e së shtunës e menjëherë u nis për në Qafë-Botë bashkë me familjen, por siç bëhet me dije, gjatë rrugës, pranë fshatit Pllakë ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.
Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital me anë të një taksie, por bëhet me dije se 15-vjeçarja ka mbërritur e pajetë në spitalin e Sarandës.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment