Kroatët djegin flamurin serb, Italia shijon flakët para Shqipërisë!!!

Flakët dhe trazirat duket se nuk do t’i ndahen Shqipërisë, por as Italisë kur ka të bëjë me ballkanas. Edhe pse këtë herë Kombëtarja e Xhani De Biazit kishte udhëtuar në Milano, në “San Siro”, për të parë si tifoze takimin mes “axurrëve”, rivalëve të saj të ardhshëm, dhe Kroacisë, mes “tre” kombëtareve në fushë futen tifozët kroatë, të cilët risollën në kujtesë me tymues e flakadanë ngjarjet e 14 tetorit në Beograd, që shumë pak prej nesh do t’i harrojnë shpejt. 

Por edhe për italianët, trazirat e Xhenovas së vitit 2010, me kryeultrasin serb Ivan Bogdanov që digjte flamurin shqiptar, u ringjall në moment… Ndonëse në këtë rast, në tribunat e “San Siro”-s ishte flamuri serb ai që u dogj, nga kroatët… Edhe këtë herë, ndeshja u ndërpre, por vetëm për 10 minuta, teksa ultrasit ballkanas të mbërritur në Itali vërsulën të gjithë arsenalin e tyre të fishekzjarrëve në fushë, duke e bërë të rrezikshëm dhe të papraktikueshëm terrenin. 

Dhe natyrisht që jo pak nga kuqezinjtë tanë do të kenë buzëqeshur me buzën e shtrembëruar këtë herë, duke rikujtuar, ndonëse në një zonë shumë të sigurt të stadiumit, ato momente aspak të bukura dhe delikate për një komb të tërë, të përjetuara si personazhe kryesorë në stadiumin “Partizan”. 

Madje, edhe të gjithë komentatorët, gazetarët e moderatorët që analizuan dje sfidën e Italisë nuk mbetën pa rikujtuar trazirat e Beogradit dhe frikën se edhe sfida e djeshme mes Italisë dhe Kroacisë mund të kishte pasur të njëjtin fund, ndonëse pas 10 minutash ndërprerjeje gjithçka rifilloi dhe përfundoi me një barazim 1-1, këtë herë pa dhunë, pa përplasje, pa kore raciste, por me pak frikë po… 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment