Mësuesi rreh nxënësin 14-vjeçar: Të jesh gay është sëmundje e keqe!!!!

“Të jesh gay është një sëmundje e keqe”. Kështu ka deklaruar një profesor përpara nxënësit të tij 14-vjeçar, ndërsa më pas e ka qëlluar përpara shokëve të klasës, pas përgjigjes së nxënësit. 

Episodi është regjistruar në një shkollë në provincën e Perugias. Prindërit e djalit janë ankuar 

Siç raporton Gazeta e Umbrias, nxënësi e ka pyetur profesorin nëse po i drejtohej atij dhe ai i është përgjigjur “Sigurisht që po të them ty, është e shëmtuar të jesh gay. Ti di diçka për këtë”. 

14-vjeçari i është përgjigjur “Sigurisht, që kur ju kam njohur juve”. Kjo përgjigje nxiti reagimin e mësuesit, që sipas dëshmisë së shokëve të klasës, i ka gjuajtur me shkelma, e ndërsa më pas i ka vënë duart në fyt. 

Mes lotëve ai i ka treguar prindërve historinë, e më pas ata e kanë dërguar në spital.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment