Xhaka e Gashi me notë pesëshe

Baseli bëri lojë të madhe kundër ekipit Ludogorets nga Bullgaria, ku ia mbushi rrjetën plotë katër herë. Kampioni zviceran shënoi fitore me rezultat 4:0, në takimin e xhiros së katërt të grupit B në Champions League. Futbollistët shqiptarë luajtën rol vendimtarë dhe dhanë maksimumin. Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi (ky i fundit luajti deri në minutën e 74-të), treguan angazhim deri në pikën e fundit. Gashi startoi për herë të parë në Champions në fanellën e Baselit, por dha gol dhe i ndihmoi skuadrës në fitoren bindëse. Xhaka e Gashi u vlerësuan me notë pesëshe si të gjithë futbollistë të tjerë të kësaj skuadre me përjashtim të Fabian Freit e Breel Embolos me notë maksimale 6. Baseli renditet i dyti me 6 pikë dhe ka gjashtë më pak se Real Madridi, por tre më shumë se Liverpooli dhe Ludogorets.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment