Zbulohen 12 konkurrentët e "Dancing with the stars"!!!

Spektakli “Dancing with the stars” i cili ka hyrë në vitin e pestë të tij, do të ketë 12 konkurrentë të famshëm gjatë netëve të tij. 
Nën drejtimin e Amarda Toskës dhe Drini Zeqos, “Dancing with the stars 5” do të nisë të hënën e 24 nëntorit ku do të garojnë 12 konkurrentë. 
Ndonëse përgatitjet për këtë spektakël kanë nisur prej muajsh, kur vetëm një javë ndan nga nisja e tij janë zbuluar emrat e konkurrentëve. 
Në pjesën më të madhe të tyre dominojnë këngëtarë si Ingrid Gjoni, Ronela Hajati, Tuna, Renis Gjoka, Evi Reçi, Kristi Popa. Gjithashtu bie në sy prania e aktorëve si Eva Alikaj, e cila do të jetë edhe pjesëmarrësja më e madhe në moshë dhe aktori Amos Zaharia, djali i aktores Yllka Mujo. 
Një tjetër pjesëmarrëse e cila pritet të ngjallë interes ëhstë bukuroshja nga Kosova Diellza Kolgeci. Ata që bien në sy janë edhe dy ish-pjesëmarrësit e reality show “Big Brother”, Valer Kolnikaj dhe Ermal Merdani, të cilët janë angazhuar edhe herë të tjera në aktivitete televizive. Për ta mbyllur emri i 12-të është ai i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Rudi Vata.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment