Makina bie në humnerë, vdesin dy rojet e HEC-it të Komanit!!!

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë mëngjes në Shkodër ku kanë humbur dy persona ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.  
Të katër personat udhëtonin në një fuoristradë, e cila ka dalë nga rruga e Komanit dhe dyshohet të ketë rënë në humnerë në 100 metra, transmeton shqiptarja.  
Elidon Drumi, Agim Kasemi, dyshohet të kenë mbetur viktima të këtij aksidenti tragjik, por informacionet janë ende paraprake. A1 REPORT mëson se katërt të aksidentuarit ishin punonjës në hidrocentralin e Komanit, të kontraktuar për të ruajtur HEC-in. 
Sipas informacioneve paraprake të policisë së Shkodrës, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit. Aksidenti është shënuar në aksin Vau i Dejës-Koman, ndërsa sipas raportimeve të korrespondentit të A1 REPORT, Elvis Nabolli, ky aks ka qenë gjithmonë problematik. Që nga koha e diktaturës në këtë segment rrugor nuk është bërë asnjë investim edhe pse ky aks ka shënuar viktima edhe më herët.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment