Gryka: Olldashi do publikonte dosjet e krimeve të Berishës!!!

Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Shqiptarja.com” ish-truproja e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, njëherësh dhe kreu i shoqatës mbarëkombëtare me të njejtën emër, Marjan Gryka shprehet se ish-rivali i Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD, Sokol Olldashi kishte planifikuar që të zbardhte dosjet e krimit dhe të korrupsionit të Berishës, Bashës dhe njerëzve pranë tyre. Ai nuk ka munguar që të zbardhë dhe detaje nga këto akuza, teksa nënvizon fort dhe faktin se familja e të ndjerit Olldashi të ndarë nga jeta një vit më parë, në ceremoninë e organizuar para disa ditësh në njëvjetorin e aksidentit, nuk ka dërguar asnjë ftesë në drejtim të ish-kryetarit të PD, njëherësh dhe ish-kryeministrit Berisha dhe as në drejtim të kreut aktual Basha, transmeton shqiptarja.  
Kjo sipas tij, është një shenjë e qartë se familjarët e Olldashit e kanë formatuar qëndrimin e tyre se kjo është një vrasje dhe jo një aksident dhe për më tepër se kush janë ata që kanë urdhëruar këtë vrasje. Njëherësh Gryka akuzon Berishën se ka shkatërruar PD e Shkodrës dhe PD në përgjithësi, teksa nënvizon faktin se në të gjithë lidershipin e Partisë Demokratike ka ofruar të gjithë ata që kanë qënë agjentë të Sigurimit të Shtetit dhe për më tepër të UDB-së Jugosllave. Ai nënvizon se kjo PD nuk bën përpara sa kohë që në krye të saj do të jetë Berisha dhe ndihmësi i tij Basha.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment