Korçë, vajza pijanece rreh nënën e saj!!!


Kishte krijuar varësi nga pija dhe përballë saj nuk vinte asgjë, madje as nënën. 33 vjeçarja S.Sulidhi me banim në lagjen nr.3 në Korçë u denoncua nga nëna e saj nën akuzën e dhunës në familjes .
Gruaja 56 vjeçare M.Sulidhi u paraqit në polici me shenja dhune në trup duke thënë se vajza e saj ishte kthyer në pijanece, dehej çdo ditë dhe e dhunonte. Ajo deklaroi para uniformave blu se vajza e kërcënonte dhe i kërkonte vazhdimisht para dhe në rast se nuk i jepte, përfundonte e dhunuar. Një ditë më parë është shënuar edhe episodi i radhës i dhunës, ku gruaja pësoi dëmtime të shumta çka çoi në denoncimin e vajzës në polici. Ndaj 56 vjeçares u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment