Digjen të gjallë në kamion dy të rinj shqiptarë derisa kalonin në Angli!!!

Dy të rinj shqiptarë një vajzë dhe një djalë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli.  
Të rinjtë janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit që shpërtheu në kamionin ku ata ishin fshehur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të mërkurës. 
Nga pozicioni që janë gjetur trupat tregon se ata janë përpjekur të dalin nga kamioni në momentin kur ka rënë zjarri, por ka qenë e pamundur. Trupat e viktimave, janë gjetur terësisht të karbonizuar. 
Lajmi është përcjellë edhe nga mediat franceze dhe ato britanike, të cilat kanë publikuar dhe pamjet e kamionit në flakë. 
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe ishte nisur nga Polonia, ndërsa u përfshi nga flakët në terminalin e trageteve pranë Dunkirk. 
Policia franceze ka bërë ndalimin e drejtuesit të kamionit. Teksa është marrë në pyetje nga Prokuroria, ai ka mohuar të ketë pasur dijeni se në pjesën e pasme të mjetit që drejtonte kishte emigrantë. 
Mediat raportojnë gjithashtu se dyshohet që është shkaktuar nga një cigare e hedhur nga viktimat, që më pas ka djegur edhe pëlhurën që mbulonte pjesën e pasme të kamionit, ku ishin fshehur. 
Ndërsa pritet që sot të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë, vazja që ka mbetur e vdekur është nga Rrësheni dhe ishte nisur ilegalisht për tu bashkuar me bashkëshortin e saj, qe ndodhej në Angli.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment