Dhjetë vendet më të lira në botë për të jetuar!!!

Mund t’i vizitoni me pak para
1. Mumbai, Indi
Me një bukë që kushton vetëm 91 qindarka të dollarit amerikan, kurse një pako cigaresh 1.53 dollarë, Mumbai me të vërtetë është një qytet i lirë për të jetuar. Ushqimi që shitet në rrugë thuhet të jetë i mrekullueshëm dhe qendra tregtare “Crawford Market” ka çmime më se të ulëta. Dy bileta kinemaje kushtojnë 8 dollarë amerikanë.
2. Karaçi, Pakistan
Megjithëse banorët në këtë qytet jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të policisë, e cila i lufton talibanët, ekonomia e qytetit vazhdon që të lulëzojë. Një pako cigaresh kushton 1.56 dollarë amerikanë, sa kushton mesatarisht edhe një bukë. Pra, gjërat janë të lira, por siguri nuk ka.
3. Nju Delhi, Indi
 Ushqimet lokale janë tepër të lira. Sistemi i metrosë këtu funksionon mirë, duke e lehtësuar në një masë të madhe lëvizjen. Këtu janë edhe disa nga lokalitetet më interesante të trashëgimisë kulturore të botës. Blerjet e lira janë sidomos në tregun “Chandni Chowk”, të ndërtuar nga i njëjti perandor që e ka ndërtuar edhe “Taj Mahal”-in.
 4. Damask, Siri
 Damasku gjendet në një etapë të krizës, prandaj është një vend i lirë, edhe pse jo i dëshirueshëm për të jetuar. Qendra e Damaskut është relativisht e sigurt. Një pako cigaresh kushton 1.58 dollarë, derisa një shishe verë më pak se 6 dollarë amerikanë.
5. Katmandu, Nepal
Jeta në këtë vend është shumë interesante. Në vitin 2007 Nepali u bë republikë. Që nga ajo kohë ky vend është duke luftuar për ta mundur varfërinë. Për të huajt, jeta është e lirë. Një bukë kushton 1.26 dollar amerikan, kurse një pako cigare 1.54 dollar. Por, ka shumë reduktime të rrymës elektrike.
6. Algjeri, Algjeria
Për shkak të dhunës gjatë dekadave të fundit, ky qytet nuk është i preferuar për imigrantët. Por, ky është megjithatë një qytet i lirë për të jetuar. Për ekspertët e huaj (mjekë, inxhinierë), rrogat janë të majme, kështu që jeta thuajse nuk kushton aspak shtrenjtë. Por, rrogat vendore janë me të vërtetë të vogla. Thirrjet telefonike kushtojnë 1 qindarkë minuta, respektivisht 5 qindarka për thirrjet jashtë vendit. Ushqimet në restorante janë për 5-6 herë më të lira sesa në SHBA.
 7. Bukuresht, Rumunia
Edhe pse komunizmi e ka dëmtuar shumë këtë qytet, jeta aty mund të jetë e këndshme dhe e lirë. Çmimi mesatar i një shishe me verë është 4.12 dollarë amerikanë, sa kushton mesatarisht edhe një pako cigaresh. Edhe buka është lirë, kurse kultura është më miqësore.
8. Panama Siti, Panama
Në aspektin moral, jeta këtu është më e lirë sesa në Arabi dhe më e lirë ekonomikisht. Mund të hani kafjall për vetëm 0.40 dollar amerikan, ta pini një kafe për 0.15 dollar, apo një specialitet “torrejas de maiz” për 0.25 dollar. Një palë xhinsi kushtojnë 1.99 dollarë.
9. Xheda, Arabia Saudite
Në këtë qytet të Arabisë Saudite, ku buka kushton 1.61 dollar amerikan dhe ku nafta kushton 0.13 dollar, gjërat janë shumë të volitshme. Nuk mund t’ua tregojmë çmimin e një gote verë, meqë alkooli ndalohet në këtë shtet islamik, por ka përfitime të tjera. Por, nëse jeni femër dhe shkoni në dyqan, mos i thoni shitësit “ju lutem”, apo “faleminderit”, meqë këto konsiderohen flirt.
10. Riad, Arabia Saudite
Edhe pse jeta në kryeqytetin e Arabisë Saudite mund të duket e frikshme, për shkak të ligjeve të ashpra religjioze, sidomos për femrat, për të huajt gjërat këtu janë tepër të sigurta. Në vendet ku rrinë të huajt nuk lejohet që të hyjë policia religjioze, kështu që femrat mund të vishen si të duan dhe meshkujt e femrat mund të rrinë bashkë për rekreacion, ku mundësitë janë të mëdha: tenis, not, gjimnastikë, etj. Edhe pse ka dyqane të markave perëndimore, nëse doni mall të lirë dhe të mirë shkoni në tregun tradicional “Souk al-Thumairi”.

Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment