Dasma e majmunëve, me qindra krushq!!!

Ceremonia e rrallë martesore
Dhëndri quhej Ramu, kurse nusja Ramdulari
Më shumë se 200 njerëz ishin mbledhur në rrugët e distriktit indian, Betiah, për të marrë pjesë në atë që doli të ishte dasmë e një majmuni dhe një majmuneje. Të pranishmit brohorisnin derisa primatët vinin mbi një veturë të stolisur me lule. Dhëndri quhej Ramu, kurse nusja Ramdulari.
Nuk ishte kursyer për dasmën
Dhëndri dhe nusja u martuan edhe në aspektin formal nga një prift lokal hindus, i cili i ndihmoi pronarit të majmunëve në përzgjedhjen e ditës së shënjuar për mbajtjen e ceremonisë. 
Udesh Mahto, pronari i majmunëve, vendosi që ta organizonte këtë dasmë, pasi që majmunët kishin filluar ta donin njëri-tjetrin. 
Mahto e kishte blerë majmunin 13-vjeçar, Ramu, në Nepal. Më pas ai bleu majmunen Ramdulari, në një treg fshati. Mahto nuk u kursye që dasma të ishte sa më në nivel.
Kishin rënë në dashuri
'Ramun e kam si djalë. Doja ta martoja atë pasi që ishte bërë evidente se ai dhe nusja kishin rënë në dashuri', ka deklaruar Mahto për mediat lokale. Ishte paguar edhe një grup muzikor, ishin printuar ftesat për dasmë, prandaj të pranishmit mezi kishin pritur të vinin. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment