Vritet sulmuesi i Parlamentit kanadez(Video)


Personi që ka qëlluar brenda dhe jashtë Parlamentit të Kanadasë në Ottawa, siç ka referuar një parlamentar kanadez, është vrarë. Pamjet filmike tregojnë agjentë të policisë në mjediset e brendshme të parlamentit, duke ndjekur dhe qëlluar një person të armatosur. Me kalimin e orëve, sipas rrjetit televiziv amerikan CNN, që u referohet burimeve të policisë vendase, kanë dalë detaje të tjera për sulmin. Personat e përfshirë gjatë të shtënave me armë zjarri brenda dhe jashtë parlamentit, duhet të jenë dy ose tre. Në Kanada është rritur alarmi, pasi një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një ekstremist islamik, i cili është qëlluar më pas për vdekje nga agjentët. Kanadaja është një nga aleatet e ngushta të SHBA-ve në koalicionin anti-ISIS.

Një person qëlloi me armë jashtë dhe brenda Parlamentit të Kanadas, në Ottawa. Dëshmitarët tregojnë se panë një person që vrapoi nga Memoriali i Luftës drejt Parlamentit, ku u dëgjuan më shumë të shtëna. Njoftimet nga Ottawa, thonë se një ushtar kanadez është qëlluar në Memorialin e Luftës dhe më pas personi i armatosur ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë. Reuters njofton se nga Parlamenti janë dëgjuar të shtëna të tjera të zjarrit, ndërsa personin e armatosur po e ndjek policia kanadeze. Po ashtu, njoftohet se menjëherë autoritetet e vendit e kanë larguar Kryeministrin Stephen Harper, duke e dërguar në një vend të sigurt. Policia e vendit po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg dritareve, transmeton Rel. Ushtari njoftohet se është plagosur, por nuk dihet gjendja e tij. Ndryshe, Qeveria e Kanadasë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, nga i ulët në të mesëm, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Qaeda. Jean-Christophe de Le Rue, zëdhënës i ministrit për Siguri Publike, ka thënë se rritja e kërcënimit do të thotë se shërbimet e inteligjencës kanë indikacione se një “individ apo grup brenda Kanadasë ose jashtë saj, ka qëllim dhe aftësi për të kryer një akt të terrorizmit”. Kanadaja, këtë muaj, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment