Tifozë të Besiktasit nga Prizreni, kundër Partizanit në Beograd!!!


Serbët frikësohen se të enjten mbrëma mund të ndodh një incident i ri në stadiumin e Partizanit në Beograd duke paralajmëruar ardhjen e tifozëve nga Prizreni të Besiktasit me flamuj të Kosovës. Serbët kanë frikë se të enjten mbrëma mund të ketë incidente të reja në stadiumin e Partizanit në Beograd ku vendasit do të takohen me Besiktasin në kuadër të duelit të fazës së grupeve në Europa League. Arena u ndez të martën e shkuar gjatë duelit të ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në ballafaqimin e eliminatoreve për Euro 2016. Kurse, përleshje pati edhe në fundjavë gjatë derbit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës. Por, portali serb “Telegraf” raporton se të enjten në stadiumin e Partizanit do të vijnë një numër i tifozëve të Besiktasit nga Prizeni të cilët me vete do të kenë edhe flamuj të Kosovës. “Presim që gjatë ditës së sotme, rreth 500 tifozë të Besiktasit të arrijnë në Beograd nga Stambolli. Ndërkaq, 1,000 të tjerë do të arrijnë nga Maqedonia, Bosnja e Kosova”, ka thënë reporteri i televizionit kombëtar turk, TRT
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment