Tension i lartë? Pasojat tek truri ynë!

Gjatë një studimi të fundit amerikan është parë se personat në moshë të mesme të prekur nga tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm mendor me kalimin e viteve. Me pak fjalë, tensioni i lartë tek personat mbi moshën 40 vjeçare mund të çojë në “konsumin” e trurit. Ky fakt është zbuluar nga një studim amerikan i Johns Hopkins, University School of Medicine në Baltimora, i publikuar në revistën shkencore “Jama Neurology”. Në studimin në fjalë u përfshinë 13 500 persona me moshë 45 deri në 64 vjeç, të cilët u ndoqën me vizita periodike për rreth 20 vjet. Në fillim të studimit, ekspertët matën tensionin e secilit pjesëmarrës dhe gjatë viteve në çdo kontroll, u bë analiza e të dhënave klinike të tensionit me nivelin e degradimit mendor të pjesëmarrësve. Në përfundim u vu re se personat në moshë të mesme të prekur nga tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm mendor me kalimin e viteve.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment