Shqiptarët thyejnë UEFA-n, fshihet lajmi nga “Facebook”


Vendimi për dhënien e 3 pikëve në tavolinë Serbisë, që u publikua në rrjetin social dhe që u “përmbyt” nga komentet e shqiptarëve anembanë botës, është hequr nga faqja zyrtare e UEFA-s
 Dorëzohet Nioni përballë së drejtës.
 Të paktën virtualisht… Kjo sepse dy hashtagët #UEFAsayYEStoRacism dhe #UEFAmafia që u postuan nga tifozët shqiptarë në lajmin e vendimit të Komisionit të Disiplinës, ishin aq të shumtë sa e çuan praktikisht faqen në “tilt”.
 Në një javë kanë qenë 175 mijë postimet dhe komentet kundër këtij vendimi në lajmin e postuar në rrjetin social “Facebook”, sa që e kanë detyruar UEFA-n që ta heqë fare lajmin nga faqja e saj zyrtare në këtë rrjet social.
 Ky lajm është komentuar si kurrë më parë në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit europian, duke marrë aq komente saç mund të kenë marrë të gjitha lajmet e publikuara së bashku, ndërsa UEFA ka vendosur që të publiojë një foto ku shfaqen raca dhe etni të ndryshme si për të bërë kundërpeshën e reagimit të tifozëve kuqezinj.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment