Nora Istrefi rrezikon të tërhiqet nga “Dance with me”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është shtatzënë, dhe në këtë rast automatikisht cënohet vazhdimi i saj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”

Burimet bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur është shtatzënë në muajt e parë me bashkëshortin e saj, Robertin. Kështu automatikisht vihet në pikëpyetje vazhdimi i performancës së Norës në “Dance With Me”, spektaklin e producentes Vera Grabocka.Tashmë Vera Grabocka e ka marrë lajmin për shtatzëninë e Norës dhe e ka gati planin se si të largohet Nora nga spektali, në mënyrë spektakolare.
Është pikërisht “Dance With Me” që po e mban Norën larg prej konfirmimit të lajmit, por familja dhe rrethi shumë i ngushtë e di këtë, e po ashtu edhe miqtë e afërt të këngëtares.Nora Istrefi pritet të largohet nga “Dance With Me” sepse ajo nuk do të mund të jetë pjesë aktive e provave dhe e spektaklit për shkak të shtatzënisë. Nora Istrefi dhe Robert Berisha pritet të bëhen prindër, pak kohë pasi ata u martuan në një ceremoni me shumë personalitete të njohura e që u përfol shumë në media.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment