Nga janari 2015, pasaporta të reja biometrike dhe komisariat digital

Nga janari i 2015 qytetarët do të kenë në dorë pasaportat e reja biometrike dhe kartat e identitetit të cilat garantojnë elemente sigurie të lartë. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në konferencën “letërnjoftimet, siguria dhe shërbimet elektronike” “Të dy dokumentet do të jenë në dorë të qytetarëve për akses dhe më shumë siguri” Çfarë është komisariati digital Gjithashtu ministri Tahiri foli dhe për shpresën për ngritjen e një komisariati digital i cili i lejon qytetarit të identifikohet përmes kartës së identitetit, duke i ofruar të njëjtin shërbim që sot ofrojnë zyra Eshtë një automat, i cili i lejon qytetarit të identifikohet ose nëpërmjet gishtit, kartës së identitet apo pinit personal, duke ofruar një sërë shërbimesh që ofrojnë sot një serë mekanizmash institucionale, për të dhënë shërbimet për qytetarët. Komisariati dixhital gjendet kudo ku ka prezencë të shtuar të publikut, për t’i dhënë qytetarëve një dritare për të komunikuar me institucionet. Është 24 orë i hapur, 7 ditë të javës dhe pa asnjë kufizim përsa i përket aksesit virtual. Qytetarët mund të kryejnë pagesa për shërbimet që do marrin në këmbim të faturës për çdo shërbim” Duhet të dixhitalizojmë pronën Për Ramën për ta arritur këtë projekt duhet të përgatisim të gjithë pikat e furnizimit të këtiij sistemi që qytetari ta marrë hipotekën në mënyrë dixhitale në qendrën tregtare apo zyrën e postës, aty ku nuk ka zyrë hipoteke “Na duhet të bëjmë të gjithë dixhitalizimin e pronës dhe ta bëjmë të pamundur lojën me hartat dhe mbivedosjen”. Pensionet në automate Shumë shpejt, theksoi Kryeministri Rama, “do të çojmë një numër të konsiderueshëm shërbimesh në shumë qendra tregtare të vendit. Duke bërë që pensionistët mos shkojnë më nëpër ato kioskat e vjetra, por ta marrin pensionin drejtpërdrejt nëpërmjet automateve në një qendër tregtare”. Kjo, vijoi kreu i qeverisë, “nuk ëstë utopi. Është një projekt që nuk e kemi shpikur ne, por ne po punojmë për ta importuar në vendin tonë. Kjo do të bëjë që vendi të shpëtojë nga ankthi i korrupsionit që u nxiu jetën njerëzve Rama: Luftojmë korrupsionin Kryeministri Edi Rama tha se “përmes këtij procesi na jepet mundësia ta luftojmë me shumë më tepër efektshmëri dhe në rrënjë, armikun kryesor, që është korrupsioni”. “Ky proces inovacioni i jep mundësi qytetarit që të jetë më aktiv dhe më i dobishëm në luftën me këtë armik të madh dhe të përbashkët që nuk mund të fitohet nëse këtë luftë çdo qytetar e delegon tek shteti. Përmes këtij sistemi qytetari e ka shumë më të lehtë dhe të sigurtë luftën për ta çuar kontributin e tij për të luftuar armikun e përbashkët korrupsionin. Denoncimi shkon drejt e aty ku duhet dhe barra i mbetet shtetit që ta drejtojë aty ku duhet”, tha Rama. Tjetër projekt është ai i “e-gate”. Nga viti tjetër Tahiri tha se do të pilotohet nga aeroporti i Rinasit hyrjen ose kalimin elektronik në pikën kufitare “E- gate”, sistemi më modern për kalimin e qytetarëve në pikat kufitare,bën leximin elektronik të pasaportëts dhe elementëve që gjenden në pasaportë, dhe bën fotografimin e njerëzve në momentin kur hyn në egate” Harito: Ja karta elektronike Ministrja e Inovacionit nënvizoi se karta elektronike në vetvete nuk është një shkop magjik, por lypset që çdo institucion duhet të menaxhojë të dhënat e veta. “Pra, mbi bazën e regjistrit të gjendjes civile regjistrat e tjerë duhen krijuar, mirëmbajtur dhe modernizuar çdo ditë”, theksoi ajo.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment