Klientët, politikanë dhe femra VIP. Duan përformanca të nxehta

-Pas muzikës, në Shqipëri trendi më i ri është hapja e bareve striptiz. Ndoshta në fillim kjo gjë ka qenë tabu për të gjithë, por tashmë është bërë një biznes shumë fitimprurës. Një i tilllë ka mbi një vit që është hapur pranë parlamentit. Për më shumë se si funksionojnë gjërat flet vet menaxheri i klubit Xhani Demika i cili ka lënë anash menaxhimin e këngëtarëve për t'iu përkushtuar klubit të striptizmit, shkruan kosovarja, Express.

Ai rrëfen se femrat në klub nuk janë të njëjta cdo muaj pasi ndërrrohen cdo 15 ditë. 

''Ky biznes ka një vit që është hapur, tani së shpejti festojmë edhe hapjen e një vjetorit në këtë muaj. Tek ne femrat ose balerinat nuk janë të njëjta sepse cdo 15 ditë ne i ndërrojmë sepse ata kanë kontrata edhe me shtetet tjera si në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë, Bullgari, Rumani etj dhe pasi që janë gocat me kontrata ato ndërrohen dhe vinë të tjera. Ka ndodhur që ata që kanë ikur janë rikthyer prapë sepse ju pëlqen Shqipëria dhe puna tek Maria Bonita. 

"Probleme deri më tani me organet nuk kemi pasur sepse kemi nxjerrë dhe licencën e klubit. Tek ne punojnë mbi 15 femra dhe nga këto vetëm 2 ose 3 janë shqiptare ndërsa të tjerat janë të huaja. Femrat kanë punë kërcimin, shou në tube dhe performanca që i argëtojnë klientët që ata të ndihen të shoqëruar gjatë gjithë natës". 

Klientela? Ka personazhë të njohur por dhe femra VIP. 
"Ka edhe nga ata që fiksohen duke kërkuar sex, por gocat gjithmonë i shoqërojnë klientët edhe në tavolinë nëse ata duan që mos të ndihen vetëm për të parë më shumë shou, ato ju ofrojnë edhe kërcime private, por jo të gjithë e bëjnë këtë. Tek ne ka edhe personazhe të njohur që vijnë, numri më i madh i tyre janë femra vip pasi janë kureshtare të shohin se si performojnë kërcimtaret pasi ne kemi balerina profesioniste". 

Klubi ndodhet përballë parlamentit në Tiranë dhe dekika bën me dije se nuk mungojnë as politikanët si vizitorë. 
"Kemi pasur edhe kërkesa për në videoklipe nga artistë shqiptarë meshkuj por më shumë cfarë i shtynë kureshtja tek gjithë vip-at është se klubi ndodhet në qendër përballë Parlamentit të vendit dhe është vend shumë i dukshëm. Edhe politikanë kemi pasur si mysafir por pak më rrallë, edhe ata si gjithë tjerët kërkojnë performanca të nxehta, ato duan kërcime personale, klubi jonë i plotëson edhe këto kërkesa sepse ne kemi ambient me kolltuqe ku në mes të tavolinës ka tub dhe ata kërkojnë t'u kërcehet në tavolinë. Ambientet nuk kanë kamera sigurie dhe për këtë arsye vijnë lirshëm dhe pa frikë sepse ruajmë privatësinë e tyre'', thekson për fund Demika. 






Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment