Majlinda Bregu: Ja pse qava për Sali Berishën

Majlinda Bregu ka shpjeguar arsyet e përlotjes së saj gjatë fjalimit të Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të demokratëve. Fotoja ku ajo shfaqej me lot në sy, e postuar në Facebook, ishte ndër më të klikuarat në portalet e lajmeve dhe rrjetet sociale. Ish-Ministja e Integrimit, gjatë një interviste të dhënë në gazetën Mapo, thotë se atë ditë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, pati emocione të shumta, për shumë arsye, përfshirë këtu edhe ato që i erdhën nga fjalimi i ish -kryetarit të Partisë. E në këtë pjesë të intervistës i përgjigjet edhe ish -deputetit demokrat, Mark Marku, i cili, duke iu referuar përlotjes së saj, foli për idhujtari politike. "Marku, nëse nuk do të kishte vlerësim për Sali Berishën atëherë do të kishte bërë mirë që të mos vinte në PD. Unë jam ftuar në PD nga Sali Berisha dhe sot, nesër dhe kurdo që të më jepet mundësia do të shpreh mirënjohjen për përkushtimin e tij pa kufi dhe për mundësinë që me dha për të krijuar një figurë politike. E rrallë shumë është kjo shprehja e mirënjohjes sot, se del ndonjë si Marku e ta quan idhujtari, por më mirë se të jesh mosmirënjohës, duhet të jetë. Kam fatin e mirë që jam pak më e vogël se Marku apo ndonjë tjetër dhe nuk kam ndjesira të këtij lloji apo reminishenca të kohërave të tjera. Emocione të shumta po kam patur atë ditë të Kuvendit! Për ata që ishin e ata që s ‘ishin në sallë, për ata që folën e ata që s’mundën, për ata që e duan PD-në kudo qofshin dhe ata që duan vetëm të duken, kudo qofshin dhe këta", është shprehur Majlinda Bregu.



Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment