Konfindustria: Jo rritje të mëtejshme të taksave

Konfindustria, duke marre shkak nga pergatitjet per buxhetin e vitit financiar 2015">2015, i kerkon Qeverise se Shqiperise, qe rritja e nevojshme e te ardhurave ne buxhetin 2015">2015 te mbeshtetet ne strategjine e mireadministrimit fiskal dhe jo ne rritjen e taksave dhe tatimeve per biznesin dhe qytetaret. “Konfindustria vlereson, se rritja e metejshme e taksave do te prodhonte pasoja te padeshirueshme ne krijimin e kushteve per shtimin e metejshme te shmangies fiskale,- uljes se te ardhurave ne buxhetin e shtetit,- goditjes se pjeses se ndershme te biznesit dhe qytetareve,- uljes se konkurences se mallrave dhe sherbimeve vendore krahesimisht me te mallarta dhe sherbimet e importuara”. Në një njoftim shtypi, Konfindustria shprehet se “Qeveria duhet te perballoje trysnine e mundshme, ne rradhe te pare te FMN, rrjedhim i marreveshjes se fundit 2 paleshe, por dhe institucioneve nderkombetare partnere te tjera, per rritjen e taksave dhe tatimeve per vitin 2015">2015 perfshire rritjen e cmimit te energjise elektrike”. Sipas Konfindustria, ekonomia shqiptare me shmangie fiskale prej pothuaj 50% te PBB dhe vlere absolute me te pakten 10 miliard $ jep mundesi te qarta per rritje te ardhurash ne buxhet mbeshtetur vetem ne permiresimin e mireadministrimit nga institucionet shteterore pergjegjese shoqeruar me paketa fiskale lehtesuese. Sektori i Konfindustrisë shprehet se eshte duke pergatitur dhe do te paraqese se shpejti para qeverise dhe vendimarrjes politike propozimet e saj per paketen fiskale shoqeruese te projekt buxhetit 2015">2015.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment