FSHF-ja me një ekspert për ta sfiduar UEFA-n në KAS!!


Federata Shqiptare e Futbollit vijon të punojë sa më shumë për t’u paraqitur para Komisionit të Apelit në mënyrën më të mirë dhe bindëse të mundshme.

 Mësohet se FSHF-ja ka punësuar edhe një ekspert profesionist, personalitet në fushën e ligjeve, i cili thuhet se do të këshillojë fillimisht grupin e avokatëve që ka aktualisht FSHF-ja dhe në rast se çështja do shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS), atëherë do jetë pikërisht ky i fundit që do të na përfaqësojë.

 Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime të sigurta në federatë. Gazeta ka mësuar edhe emrin e personit të fjalë, por për arsye të sekretit me të cilin po punohet në përgatitjen e dosjeve për në Apel dhe më gjatë, rezervohet që ta bëjë publik. Sakaq, konfirmohet se personi në fjalë ka një CV të admirueshme si në fushën juridike dhe atë sportive.

 Ai ka punuar për vite të tëra në komitetet juridike të FIFA-s, madje për një periudhë kohore ka qenë edhe kryetar i Disiplinorit. Për momentin, FHSF është në pritje të vendimit të argumentuar të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s dhe vetëm pasi ta ketë në dorë, studiot ligjore të kontraktuara nga FSHF-ja do të përpilojnë apelimin.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment