Buffon një legjendë, 500 ndeshje me Juven!!!


Ishte vetëm 23 vjeç Giggi Buffon kur u ble nga Juventusi. Në verën e vitit 2001 familja Agnelli derdhi plot 100 miliardë lireta në arkat e Parmës për të marrë shërbimet e portierit të kombëtares italiane.

Por kur kanë kaluar diçka më shumë se 12-vjet nga mbërritja e Buffon në Torino futbollisti 36-vjeçar është shumë pranë arritjes së një rekordi që përpara shumë kohësh as që do ta kishte çuar nëpër mend.

Nëse zbret në fushë këtë të Mërkurë në stadiumin Luigi Ferraris të Genoas Gianluiggi Buffon do të arrijë koutën e 500 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet.

 Është një histori më vete ajo e Buffon me skuadrën bardhezi e mbushur me suksese të mëdha por edhe me periudha të zeza si ajo e skandalit të madh të Calciopolit në vitin 2006 me Juventusin që për një sezon luajti për të parën herë në histori në një kategori inferiore.

 Debutimin e me skuadrën piemonteze Buffon e bëri në ndeshjen ndaj Venezias të cilën Juventusi e fitoi me shifrat 4-0 falë finalizimeve të Del Pieros dhe Trezeguet që shënuan nga një dy-golësh.

Ndeshja numër 100-të e 36-vjeçarit me fanellën bardhezi ishte ajo e 30 Shtatorit të vitit 2003, kur torinezët fituan në transfertën e Athinës 2-1 përballë Olympiacos, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League me golat e çekut Pavel Nedved.

 Ndeshja e 200-të kishte një fund të hidhur për Buffon që pësoi 2 gola në humbjen 2-0 ndaj Arsenalit në Londër ndërsa në sfidën e tij të 300-të Giggi e nxori në tre raste topin nga rrjeta pasi Juventusi barazoi 3-3 me Chievon. Më pozitiv mund të cilësohet takimi i 400-të për Buffon pasi Juventusi i tij barazoi në transfertën e Londrës 2-2 përballë Chelsea-it në Champions League.

 Në ndeshjen e 500-të atë ndaj Genoas 36-vjeçari shpreson që t’i shkojë më mirë ndërkohë që përpara se të mbyllë karrierën me Juventusit ëndërron një sukses në Uefa Champions League.

 Trofetë europianë janë të vetmit që i mungojnë Buffonit në karrierën e tij të deritanishme me klubin bardhezi pasi në Itali ai ja ka dalë të fitojë gjithçka. Suksesin e vetëm në Kupat e Europës, Gianluggi Buffon e regjistron me fanellën e Parmës në sezonin 97-98 kur fitoi Kupën Uefa.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment