Seksologia 100 -vjeçare: Ja ç'duhet të bëjmë që të ndihemi të dashuruar

Terapistja e seksit Shirley Zussman sapo ka mbushur 100 vjeçe dhe dhoma e saj e trajtimit ka lodrat më të veçanta seksuale. “Problemi më i madh tani është mungesa e dëshirës. Jam e shokuar nga mungesa e dëshirës nëpërmjet njerëzve për shkak të iPhonave, pavarësisht se unë e dua iPhonin tim. Tani ka më pak kontakt fizik nëpërmjet njerëzve”-ka thënë ajo për Time.

Dr. Zussman e cila praktikon akoma profesionin e saj në Nju Jork shton: “Duhet të merresh me prioritetet. Ne duhet të prekemi që të ndihemi të dashuruar dhe tërheqës. Kjo mungon në këtë brez të sotëm. Ka mungesë shikimesh, prekjesh, buzëqeshjesh. Nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj se si njerëzit nuk e vënë re këtë mungesë përreth tyre.”

Seksologia e cila ka lindur në fillimin e Luftës së Parë Botërore është diplomuar në vitin 1934, u martua me burrin e saj i cili ishte gjinokologu i parë në Nju Jork që bëri abortin e ligjshëm.

Ajo në fillimet e saj jepte mendimet se seksi nuk është vetëm për të bërë fëmijë, por edhe për të ndjerë kënaqësi. Më vonë tek kjo doktoreshë vinin shumë femra dhe të rinj të cilër ishin të interesuar të arrinin orgazmën dhe që t’i shpjegonte procesin e masturbimit.

100 vjeçarja Shirley Zussman thotë se ajo ka pasur gjithmonë një jetë seksuale të shëndetshme, duke përfshirë edhe këtë kohë. “Seksi është vetëm një pjesë e kënaqësisë që dy persona ndjejnë. Ata kanë nevojë për intimitet, afërsi, mirëkuptim, të bësh qejf. Dhe të duan njëri-tjetrin edhe larg shtratit të tyre.”-ka përfunduar seksologia.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment