Portugali-Shqipëri, Bento le jashtë Ronaldon


Portugalia nuk do ta ketë në dispozicion yllin dhe kapitenin e saj Cristiano Ronaldon për ndeshjen kundër Shqipërisë, më 7 shtator, e vlefshme për Eliminatorret e "Euro 2016".

Tekniku luzitan Paulo Bento ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin me kuqezinjtë dhe në të nuk figuron emri i "Topit të Artë", me arsyetimin se ai nuk është në formë të mirë fizike, shkruan e përditshmja portugeze "A Bola". Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren dhe Gianni De Biasin por nuk e dimë a është i tillë për tifozët që do e dëshironin asin e Real Madrid në fushën e lojës. /Shijoje.al/ Ja lista e plotë: Portierë: Eduardo, Rui Patricio, Anthony Lopes. Mbrojtës: Joao Pereira, Ruben Vezo, Andre Almeida, Fabio Coentrao, Pepe, Antunes, Ricardo Costa, Neto. Mesfushorë: William Carvalho, Adrien Silva, Miguel Veloso, Raul Meireles, Joao Moutinho, Andre Gomes, Pedro Tiba. Sulmues: Nani, Vieirinha, Bruma, Eder, Ivan Cavaleiro, Ricardo Horta.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment