Microsoft merr masa për rritjen e cilësisë së shërbimit në Windows Store

Microsoft ka raportuar se një numër i madh i aplikacioneve në dyqanin virtual Windows Store po mashtrojnë përdoruesit me tituj dhe informacione fallco.

 Për këtë arsye kompania fshiu nga dyqani i saj online më shumë se 1500 aplikacione. Fshirja e këtyre aplikacioneve vjen si një ndër masat kryesorë që po merr Microsoft për përmirësimin e shërbimit dhe kualitetit të Windows Store. Microsoft gjithashtu vendosi për çdo aplikacion të ri që do të hidhet në Windows Store të plotësojë të gjitha kushtet e certifikatës së re për dyqanin online.

 Kërkesat për aplikacionet e reja: Emri – të jetë i qartë dhe të pasqyrojë funksionin kryesor të aplikacionit. Kategoria – të sigurohet që aplikacionet kategorizohen sipas funksioni dhe qëllimit që përdoren. Figura paraqitëse – duhet të jetë unike në mënyrë që të përfaqësojë aplikacionin. Krahas fshirjes nga dyqani online, Microsoft gjithashtu është zotuar që të kthejë mbrapsht tek përdoruesi të gjitha paratë, të cilat janë paguar kundrejt aplikacioneve “mashtruese”. - See more at:
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment