Karnavalet në rrugët e Londrës (FOTO)

Në fund të gushtit, që prej vitit 1965 në Londër është bërë traditë organizimi i karnavaleve. Shpirti i Karaibeve shpaloset në rrugët e Notting Hill. Turistë, ngjyra, muzikë, kërcime, kostume që i japin emocion dhe pasion rrugëve të kryeqytetit.

Edhe këtë vit moti i keq nuk i ndaloi britanikët që t’i bashkoheshin atmosferës festive të metropolit. Në shfaqje morën pjesë shumë banda që prezantuan kulturën dhe kostumet shumëngjyrëshe të vendeve ekzotike të Karaibeve.

Për shkak të motit të keq shumë persona kishin ardhur për të ndjekur shfaqjen të mbuluar me mushama. Gjithashtu, 7 mijë forca policie patrulluan përgjatë gjithë distriktit për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të eventit.
 










Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment