FIFA, Apeli refuzon Barçën, s’ka merkato

Luis Suarez do të rezultojë si blerja e fundit e Barcelonës në merkato, kjo të paktën deri në vitin 2016. FIFA ka refuzuar apelimin e klubit katalanas, pas sanksioneve të vendosura në lidhje me transferimet e të miturve (lojtarëve të grupmoshave). 

Barça nuk do të mundet të zhvillojë merkato në 2 sesionet e ardhshme, duke nisur nga Janari 2015. “Apelimi refuzohet. Komisioni i Apelit konfirmon tërësisht sanksionet e trupës Disiplinore të FIFA-s, në lidhje me minorenët”.

“Barcelona, - siç komunikon FIFA, - do të duhet të respektojë ndalimin e blerjes së lojtarëve, qoftë në nivel kombëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar, përgjatë dy sesioneve të ardhshme të merkatos, duke nisur nga Janari 2015. Veç kësaj, Barcelona është urdhëruar të paguajë edhe një gjobë prej 450 mijë frangash zviceriane, si dhe ka afat 90 ditë (duke nisur nga kjo e mërkurë) për të zgjidhur përmirësimin e situatës në lidhje me futbollistët minorenë. Jo vetëm kaq, por edhe 500 mijë franga gjobë, për t’u paguar brenda një viti, për modifikimin kuadrit normativ dhe sistemin e transferimeve ndërkombëtare ekzistuese”.

Tashmë katalanasit mund t’i drejtohen Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, duke shpresuar rifitimin e të drejtës për të operuar në mërkato.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment