Brazili arriti të kualifikohet mbrëmjes e
së premtes për në gjysmëfinale të Botërorit, pasi mundi 2-1 Kolumbinë,
por në fund të ndeshjes Scolari dhe miliona tifozë të kësaj kombëtareje u
hidhëruan pasi lideri i ekipit, Neymar u largua me barrelë ende pa u
mbyllur ndeshja.
Pas një përplasjeje me Juan Zunigën, 22-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një nga mjekët e ekipit ka konfirmuar se dëmtimi është tepër serioz, pasi lojtari i Barcelonës ka një frakturë në një nga vertebrat e shtyllës kurrizore. Gjithsesi, bëhet e ditur se lojtari nuk do të ketë nevojë për operacion dhe karriera e tij nuk është aspak në rrezik. Mendohet se mund të rikthehet
të luajë brenda 4-6 javësh.
Neymar, autor i 4 golave, do të jetë një mungesë e madhe për kombëtaren e tij në dy ndeshjet e fundit në këtë Botëror. Gjithashtu në sfidën ndaj Gjermanisë Scolari duhet të ndërtojë një formacion edhe pa kapitenin Thiago Silva, i cili do të mungojë pasi u ndëshkua me karton të verdhë.

Blogger Comment
Facebook Comment