Adriana Lima shijon bregdetin e Majemit (FOTO)

Modelja braziliane Adriana Lima është fotografuar teksa shijonte bregdetin e Floridës. Një ditë pushimi edhe për ëngjëllin e Victoria’s Secret, e cila ka përfituar të relaksohet në “Miami Beach”. 

Modelja 33-vjeçare u shfaq super e tonifikuar me një bikini ngjyrë jeshile. Mamaja e dy vajzave së fundmi ka qenë prezente në mediat “gossip” për jetën e saj private.

Lima u nda nga basketbollisti Marco Jariç pas 5 vitesh martesë, por ende nuk është përfolur për ndonjë flirt apo histori të re dashurie në jetën e saj .

Së fundmi ka qenë në kopertinën e muajit qershor për shumë revista të modës në mbarë botën dhe gjithashtu është zgjedhur edhe imazhi i KIA-s, që është partner zyrtar i “Fifa World Cup”. 





Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment