“Apple Music” nis transmetimin. Eminem, i intervistuari i parë

“Apple Music” është në dispozicion tani për pajisjet me sistem iOS, në përditësimin e sapo hedhur iOS 8.4, ndërsa i pari që do të intervistohet në këtë radiostacion do të jetë reperi i famshëm amerikan, Eminem.

Këngëtari do të jetë në këtë radio më 1 korrik dhe kjo është konfirmuar nga DJ Zane Lowe, pak minuta pas nisjes së transmetimit "live".

“Nuk ka të ftuar, s’ka intervista, asgjë të tillë sot”, ka thënë Lowe në fillim të emisionit të parë në “Beats 1”. “Intervista e parë në këtë radiostacion do të jetë me Eminemin”, ka shtuar ai.

Që prej orës 16:00 të së martës, “Apple Music” ka nisur transmetimet edhe në Britani.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments :

Post a Comment