Tirana "zgjohet" me dy vrasje!!!

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është zgjuar mëngjesin e sotëm me dy viktima, të regjistruara vetëm brenda një ore. Fillimisht policia njoftoi se një atentat kishte ndodhur në një prej lokaleve të Kamzës, por personi që ishte qëlluar nuk kishte vdekur. Pas dërgimit të tij në spital, 50-vjeçari Qerim Skaçi ndërroi jetë. Skaçit i ishte bërë pritë nga një 30-vjeçar, i cili e kishte qëlluar viktimën me plumb në kokë. Pak pas këtij lajmi të rëndë, kryeqyteti u trondit rreth orës 09:30 nga një tjetër tragjedi e ndodhur brenda familjes Doda. Gjyshi pas një konflikti familjar kishte qëlluar me çifte nipin e tij, i cili kishte ndërruar jetë në spital. Viktimë e ngjarjes në Fushë-Prezë mbeti 20-vjeçari Rexhep Doda.
Ekzekutohet me plumb në kokë 50-vjeçari
KAMZË - Të shtënat e armës kanë zgjuar këtë mëngjes banorët e Kamzës. Një vrasje ka ndodhur pak PARA orës 9:00, pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.
Viktima e atentatit është 50-vjeçari Qerim Skaçi, i cili mësohet se është qëlluar me plumb në kokë, për këtë arsye ai humbi jetën disa minuta më vonë në spital. Viktima u dërgua menjëherë për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi t'i shpëtonte dot plagëve të marra. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në drejtim të tij.
Policia ka arritur të zbulojë se 50-vjeçari Skaçi u qëllua kur doli nga një lokal, fakt i cili tregon se vrasja ishte e paramenduar. Autori i cili besohet se i ka bërë pritë viktimës, mësohet se është një 30-vjeçar, por ende nuk dihet identiteti i tij. Gjithashtu nga uniformat blu, nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që shtynë autorin e atentatit të kryente këtë vrasje. Efektivët e policisë bëjnë me dije se viktima e ngjarjes është një person me precedentë penal. /shekulli/
Për të zbuluar më shumë detaje, policia shoqëroi në komisariat disa dëshmitarë të cilët ndodheshin në lokal ose rastësisht rrugës, gjatë atentatit. Unifromat blu vijojnë hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të atentatit.
Vrasja në Fushë-Prezë, gjyshi qëllon me armë nipin
Fushë-Prezë - Një tjetër vrasje regjistrohet brenda më pak se një orë në kryeqytet. Viktima është një 20-vjeçar, i cili u vra nga gjyshi i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Prezë, brenda familjes Doda.
20-vjeçari Rexhep Doda është qëlluar me çifte nga gjyshi i tij. Pavarësisht se i riu u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të rënda.
Mësohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti familjar, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment