Ndërron jetë njeriu më i shëndoshë në botë!!!


Njeriu më i shëndoshë në botë, ndërroi jetë në moshën e tij 44-vjeçare. Britaniku Keith Martin, i cili peshonte rreth 450 kg, vdiq nga pneumonia pas një beteje të gjatë me mbipeshën. 
Vdekja e tij në moshën 44-vjeçare, erdhi vetëm tetë muaj pasi Keith kishte kryer një ndërhyrje të suksesshme në stomak, nga e cila hoqi tre të katërtën e tij dhe gjysmën e peshës trupore. "Mirror" shkruan se, Keith ishte i papunë dhe kishte pranuar se, shtimi i peshës kishte ardhur nga sasitë e shumta të ushtimit që konsumonte në fast-food-e. Ai ishte shumë i uritur dhe konsumonte rreth 20.000 kalori në ditë, pothuajse 10 herë më shumë se sa rekomandohet. I ndjeri hante në mëngjes 6 vezë të skuqura, pica, qebapë dhe ushqim kinez në drekë, ndërsa në darkë pinte 6 gota kafeje dhe 2 litra pije të gazuara. 
Keith hanet në mes të vakteve edhe sanduiçe, çokollata, papatina, ëmbëlsira dhe biskota. Kirurgu i tij, Sreepada Mannur, ka pohuar: "Keith, si shumë njerëz, kishte disa çështje emocionale dhe ai gjente shërim tek ushqimi. Kjo lloj sjellje nuk është aspak e re, por i ri është fakti se sa e lehtë është për njerëzit në atë situatë, që të blejnë ushqime të lira dhe aspak të shëndetshme”. 
Keith Martin nuk ishte në gjendje të ecte dhe rrinte gjithë kohën i shtrirë në krevat, duke mos u larguar kurrë nga shtëpia e tij në veri të Londrës, për rreth një dekadë.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment