Julianne Moore, aktorja që nuk plaket !!!


Në moshën 53-vjeçare, Julianne Moore nuk po tregon fare shenja të plakjes. Bukuroshja e kohës, e cila ditëlindjen e saj e feston të mërkurën, u duk e mahnitshme në tepihun e kuq në Nju Jork në spektaklin e “L'Oreal Women of Worth Celebration”. Elegante si gjithmonë, ylli i filmit “Still Alice” kishte ekspozuar figurën e saj të mahnitshme përmes një fustani pa mëngë, me ngjyrë të zezë, me jakë të rrudhosur. Flokët e saj ishin të lidhura nga prapa dhe kishte vënë një grim të hirtë në efektin “smokey grey eye” dhe kishte shkëlqyer me buzët rozë. Me veshjen e saj klasike, aktorja kishte edhe një palë vathë prej diamanti, së bashku me çantën me ngjyrë të zezë dhe të artë, në formë katrori. Ngjarja “Women of Worth Celebration” çdo vit nderon një grua që arrin suksese në vitin paraprak. Dhjetë femrat e nderuara i kanë ndihmuar shoqërisë dhe komunitetit, duke filluar në programin për detektimin e kancerit e deri te gjetja e shtëpive për të pastrehët.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment