Fitojnë Chelsea, City e Arsenali!!!

Chelsea i është rikthyer fitoreve, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 3-0 në "Stamfford Bridge". Golat për londinezët i shënuan Didier Drogba (19’), Eden Hazard (22') dhe Loic Remy (73').  
Skuadra e trajnerit Jose Mourinho, gjendet në vendin e parë me 36 pikë të grumbulluara nga 14 ndeshje. 
Edhe Manchester City ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 kundër Sunderlandit, duke e ndjekur kështu Chelsean. Golat për 'Citizens' i shënuan Sergio Aguero (21 dhe 71'),  Stevan Jovetic (39') dhe Pablo Zabaleta (55'), kurse për vendasit golin e vetëm shënoi Connor Wickham (19').
Në minutën e fundit fitore ka shënuar edhe Arsenali falë golit të shënuan nga sulmuesi Alexis Sanchez, duke i dhënë tre pikë të reja për ekipin e tij. Ndërsa, Evertoni ka barazuar 1-1 me Hull City-n.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment