Aparat që “nuhat” policët deri në 700 metra!!!

Një aparat që “nuhat” policët deri në 700 metra larg me një vlerë prej 1500 dollarësh është zgjidhja për gjithë personat që dashurojnë shpejtësinë dhe adrenalinën.
Target Blu Eye, është pajisja e cila instalohet në makinë dhe ka aftësinë që të dallojë një makinë policie nëse është në një distancë deri në 700 metra.
Ajo arrin të kapë sinjalet e radios të policisë, edhe të makinave që janë të maskuara, dhe i përçon një sinjal drejtuesit të mjetit.
Fillimisht pajisja merr një ngjyrë jeshile kur kap sinjalet e policisë dhe ndërsa i afrohet merr një ngjyrë portokalli.
Ajo merr ngjyrë të kuqe kur afërsia me policinë është e madhe dhe situata bëhet kritike.
Policia e ka kundërshtuar këtë pajisje dhe kanë deklaruar se është një objekt poshtërsie.
Por prodhuesit e kësaj pajisjeje kanë thënë se ajo është më se e ligjshme.
CBS Automotive që prodhon këto pajisje tha se funksioni i saj është që të shmangë dhe të parandalojë edhe aksidentet e mundshme.
Ndërkohë që komisionari i policisë në Britaninë e Madhe e ka cilësuar këtë pajisje si një “pasaportë për poshtërsi”.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment