Zgjidhja për dembelët, makineria që përgatit ushqimin (Video)

Si një dëshmi që ju tani mund të printoni çdo gjë në 3D, kompania e quajtur “Makineritë Natyrore” prezanton printimin 3D të ushqimit.
“Foodini” është shumë ndryshe nga një printer i rregullt 3D, pasi në vend printimit me plastikë, ajo përdor përbërës të ngrënshëm.
“Është e njëjta teknologji. Por me plastikën ka vetëm një pikë të shkrirjes, ndërsa me ushqimin përdoren temperatura dhe kondita të ndryshme. Gjithashtu graviteti nuk është në anën tonë, pasi ndryshe nga plastika, ushqimi nuk e mban formën”, tha për CNN Lynette Kucsma, themeluese e kompanisë.
Barcelona është pro shpërndarjes së kësaj makinerie, e cila është e vetmja që mundëson përgatitjen e një sërë ushqimesh, nga të ëmblat tek të shijshmet.
“Në thelb, kjo është një mini fabrikë e prodhimit të ushqimeve, por e zvogëluar në masën e një furre”, tha Kucsma duke treguar edhe çmimin e saj, prej 1000 dollarësh.
“Foodini” tingëllon si një ndihmë për dembelët, ju shtypni një buton për të marrë ushqimin tuaj, i cili vetëm duhet të piqet. Makineria është dizenjuar në përgatitjen e ushqimit, e cila i kurajon njerëzit të gatuajnë në shtëpi. Ajo promovon një ushqim të shëndetshëm, duke kërkuar përbërës të freskët para se të përgatitet.
Një model i ardhshëm do mundësojë edhe gatimin e përgatitjes, kështu ushqimi do jetë gati vetëm për t’u ngrënë.
"Merrni shembull mikrovalën, në vitet '70 njerëzit ishin pak të frikësuar në lidhje me të, ata mendonin se ushqimi mund të jetë helmuar nga rrezatimi. Tani ka nga një të atillë në çdo familje. Ky është ushqim i vërtetë, me përbërës të freskët, vetëm është përgatitur duke përdorur një teknologji të re”, tha Kucsma
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment