Tri gota qumësht në ditë e sjellin vdekjen e parakohshme!!


Konsumimi i më shumë se sa tri gotave me qumësht në ditë mund të ndodhë të mos i mbrojë eshtrat nga thyerja, madje sipas ekspertëve kjo mund të dërgojë në mundësi më të shumta për vdekje të parakohshme.

 Studimi i fundit potencon se lloje të caktuara të sheqerit të gjetura në qumësht mund ta shtojnë nivelin e inflamacioneve dhe stresin oksidues, që mund t’i dëmtojnë qelizat e trupit.
 Por, studiuesit suedezë thonë se studimi i tyre nuk ka mundur ta vërtetojë

 “shkasin dhe efektin” dhe se shumë më tepër studime dhe hulumtime nevojitet të bëhen para se t’u sugjerohet njerëzve ta kufizojnë konsumimin e qumështit.

 Qumështi rekomandohet shkaku i zvogëlimit të rrezikut nga frakturat, pasi që është i pasur me kalcium dhe vitamina D, që janë vitale për forcimin e eshtrave.

 Sido që të jetë, ka pasur disa konflikte në rezultatet e gjetura që kanë të bëjnë për përfitimet shëndetësore në disa dekadat e fundit, ku disa studime pohojnë se qumështi parandalon sulmet në zemër dhe pikën në tru e disa pohojnë krejt të kundërtën.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment