Top 5 golashënuesit në historinë e La Ligas!!!

Në histori ka hyrë prej kohësh, por mbrëmjen e djeshme, ylli argjentinas shkruajti një tjetër faqe të ndritur historisë duke u kthyer në goleadorin historik të La Ligas. Me 3 golat e tij ndaj Sevillas, Lionel Messi theu një nga rekordet më të rëndësishme të jetës së tij, atë të Thelmo Zarras që deri këtë të shtunë mbante fronin e golashënuesit të të gjithë kohërave.
Tashmë Zarra ka zbritur që aty, pasi në fron është ngjitur Messi, 251 gola të shënuar nga Zarra, 253 gola të shënuar nga argjentinasi që jo vetëm i dha fund mbretërimit thuajse 60 vjecar të ish sulmuesit të Athletic Bilbaos me golin e tij të 252, por shënoi edhe të 253 si për t’iu thënë të gjithëve se ky rekord i tij që do të vazhdojë të pasurohet është i destinuar për të mbetur akoma dhe më gjatë i pathyer.
Lionel Messi - 253 gola
Telmo Zarra - 251 gola
Hugo Sanchez - 234 gola
Raul Gonzalez Blanco - 228 gola
Alfredo Di Stefano - 216 gola
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment