Prifti-besimtareve: Seks me mua të shpëtoni nga djalli!!!

ITALI - Akte seksuale për të shlyer mëkatet. Ky ishte "ritual" që sipas aktakuzës, ish-prift Mauro Cioni rezervonte për disa nga gratë e komunitetit, të cilat shkonin për t’u rrëfyer.
Media italiane “ANSA” deklaron se, 69-vjeçari Cioni u padit nga një gjykatë në Firence me akuzat për përdhunim dhe skllavërim.
“Bëj seks me mua ose do të jesh e mallkuar përjetë”. Këto janë fjalët që prifti Mauro Cioni, ua kishte thënë secilës besimtare femër, në mënyrë kërcënuese vetëm që të abuzonte me to.
“ANSA” raporton se ish-prifti Cioni shtirej si një shenjtor dhe përmes kërcënimeve i detyronte gratë t’i nënshtroheshin praktikave seksuale, shpesh të dhunshme dhe të neveritshme.
Në shumë raste, gratë detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale dhe dhunoheshin prej tij. Kur ankoheshin për dhimbje, prifti u thoshte se duhet të vazhdonin, pasi ishin ende të pushtuara nga demonët dhe vetëm kështu mund të liroheshin prej tyre.
Mauro Cioni, tashmë ish-prift, do të jetë para gjyqit me 16 janar, ku edhe do të nisë procesi ndaj tij.
Ankesat ndaj ish-priftit nisën që në vitin 2000 nga disa prindër. Një vit më pas, Cioni u hetua për vdekjen e një djali 19-vjeçar. Më vonë ai u shpall i pafajshëm për veprën e nxitjes për vetëvrasje.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment