Pica e parë nga shqiptarët (Video)

Për të parën herë picat janë bërë në Shqipëri dhe shpikës të picave janë shqiptarët, thotë pronari i një restoranti në kryeqytet, njëherit edhe kuzhinier për më shumë se dy dekada, Arsim Mehmeti.

“Kjo është një temë shumë e gjënë e pakufi, picat së pari herë janë bërë në Shqipëri, shpikësi i picave janë shqiptarët, kjo është e vërtetë dhe ajo është një ndër specialitetet tona”, thotë Mehmeti.
Ai thotë se kjo duhet të hulumtohet, dhe këtë e bazon në faktin e të qenit si populli më i vjetër në Ballkan, por që nuk është arritur të ruhet autenticiteti.
“Mirëpo pse s`ka kush ta potencojë dhe ta shtyjë këtë përpara, ajo është çështje tjetër. Mirëpo pse kuzhina jonë thonë është pak e vobektë, nëse nisemi nga ai aspekt që ne jemi populli një ndër më i vjetër në Ballkan dhe më gjerë, nëse jemi më të vjetrit ne është dashur të hamë diçka, ne kemi bërë diçka, jemi të parët që kemi bërë diçka. Mirëpo pse s`kemi ditë me i ruajt ushqimin tonë autoktonë, ne kërkush nuk na ka faj”, deklaron Arsim Mehmeti, nga Prishtina.
Pica moderne e ka origjinën ne Itali dhe mban emrin "Pica Napoliane" me domate. Me pas në 1889 iu shtua djathi. Një histori që tregohet për picën është që Mbreti Ferdinand kur ishte duke vizituar një lagje te varfër ne Napoli, donte te zhyste dhembet ne një ushqim qe nga oborri mbretëror u quajt Pica.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment