Pesë mënyra për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit!!

D​uhet ende shumë punë kërkimore për të kuptuar shkaqet e kancerit të gjirit, megjithatë nga studimet e deritanishme besohet se zhvillimi i tij vjen si pasojë e geneve me të cilët lindim, ambjenti ku jetojmë dhe disa faktorë që lidhen me stilin e jetesës.


Ndaj, ekzistojnë disa hapa që mund të ndjekim në mënyrë që të ulim shancet për tu prekur nga kanceri i gjirit.

Një studim i ri nga Universiteti Oxfordit doli në konkluzionin se 15 minuta ushtrime fizike çdo ditë, mund të ulë rrezikun për tu prekur nga kjo sëmundje nga 1 në 5.Por çfarë mund të bëjmë tjetër për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit.

Britanikja ‘Telegraph’ sjell 5 veprime që ulin rrezikun e kancerit të gjirit.

Kryeni vizita të shpeshta - Rastet më të shumta të kancerit në gji zbulohen kur femrat dallojnë diçka të pazakontë në trupin e tyre duke mos e kapur atë në kohë.

Ndaj është e nevojshmë që të tregoni gjithnjë kujdes për trupin tuaj dhe të bëni vizita të herë pas hershme.

Ushqeni fëmijët me qumështin e gjirit – Në 2013- ën Fondi Botëror për Kërkimet rreth kancerit këshilloi femrat që t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit të paktën 6 muaj, pas një studimi të realizuar në 380,000 persona, ku rezultoi se rreziku nga kanceri ulej me 10 përqind.

Limitoni konsumin e alkoolit – Një tjetër studim i realizuar në 2013- ën nga Universiteti Bostonit doli në përfundimin se alkooli rrit mbi 15 përqind shancet për tu prekur nga kanceri gjirit. Në vitin 1988 Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi alkoolin si një ndër substancat më kancerogjene.

Evitoni ushqimet me yndyrë – Studimet të ndryshme kanë dalë në konkluzionin se ushqimet me yndyrë rrisin 5 herë më shumë rrezikun e kancerit të gjirit.

Mbani nën kontroll peshën e trupit – Femrat që shtojnë në peshë me kalimin e viteve kanë më shumë rrezik të preken nga kanceri gjirit, sidomos pas menopauzës. Obeziteti është i njohur si një ndër faktorët që rrit mundësitë për tu prekur nga kanceri ndaj dhe kujdesi për shëndetin është një mënyrë shumë e mirë për të ulur rrezikun.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment