Përralla e Platinisë: UEFA, zero tolerancë ndaj racizmit!

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, gjatë një interviste për “BBC Sport”, ka folur për një sërë problematikash në futboll, përfshirë këtu edhe temën më të debatuar së fundi në botën e sportit: racizmin.
Teksa ka folur për fushatën kundër terrorizmit, Platini theksoi se UEFA është kundër racizmit dhe ndaj këtij fenomeni ka zero tolerancë.
“Ne punojmë jo vetëm kundër çdo lloj forme racizmi, por gjithashtu edhe për paragjykimet kundër njerëzve me aftësi fizike të kufizuara apo homofobisë. Ne kemi zero tolerancë ndaj të gjitha këtyre.
Ne po përpiqemi të ndihmojmë njerëzimin dhe qytetërimin, të kemi një jetë më të mirë. Ne na duhet t’i mbajmë jashtë futbollit të gjithë këta njerëz budallenj që nuk po punojnë për një bashkëpunim të mirë”, ka theksuar Platini.
Të bëra në një kohë kur UEFA dhe vetë Platini janë “kryqëzuar” nga mediat botërore për dhunën dhe racizmin ndaj Kombëtares shqiptare dhe vetë shqiptarëve më 14 tetor në Serbi, këto deklarata të francezit tingëllojnë plotësisht si retorika boshe.
“Vrite, there që shqiptari të mos ekzistojë”. Ishin këto dhe shumë thirrje të tjera që u dëgjuan gjatë gjithë kohës në stadiumin e Partizani të Beogradit, para dhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Është pak t’i quash thjesht kore raciste pasi shkojnë deri në thirrje për gjenocid.
Çfarë janë këto z. Platini? Ku është UEFA dhe lufta e saj? Pas vendimit absurd të Komisionit të Disiplinës për t’i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, “Thuaji jo racizmit”, duket si një dogmë, që vetëm kënaq qeverinë evropiane të futbollit dhe drejtuesit e saj të kompromentuar politikisht.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment