PD akuzon Veliajn: Kompania e tij dekoroi qytetin kur erdhi Papa, fitoi 394 mln lekë!!

Partia Demokratike akuzoi, përmes deputetit Gert Bogdani ministrin Erjon Veliaj si përfitues të 394 milion lekeve nga dekorimi i qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut. Sipas tij prokurimi i drejtpërdrejtë u bë për kompaninë që ka të njëjtën adresë, të njëjtin apartament me kompaninë e vëllait të Veliajt. Vetëm para pak muajsh ka ndryshuar emri nga GOGEL në EAG.
Deklarata e plotë e deputetit demokrat Gerti Bogdani:
Vizita e Papa Franceskut në Tiranë ka qënë një mundësi e mirë pasurimi për qeveritarët. EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilën kujdeset vëllai i tij. Megjithë marifetetet e përdoruara, Erion Veliaj ka lënë gjurmë diku. Nga këto dokumenta që kemi këtu të lëshuara nga QKR, rezulton se në një moment të historikut të tyre, kompania GOGEL, e cila ligjërisht zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i Ministrit të Mirëqënies, ka të njëjtën adresë, të njëjtën rrugë, të njëjtën shkallë, të njëjtin apartament me kompaninë EAG, fituese e tenderit. Gogel e Erion Veliajt dhe EAG e 394 milionë lekëve të vizitës së Papës, bashkohen në apartamentin 3/5, të Rrugës Ibrahim Rugova, pallati përbri Plus, Tiranë. Pra është e qartë; Eshtë Erion Veliaj, me emër tjetër dhe administrator tjetër. Ky skandal, dëshmon se Edi Rama dhe të tijtë, janë aty për të shfrytëzuar cdo mundësi, edhe vizitën e Papa Franceskut, për t’u pasuruar.
Kryeministria mbron Veliajn: Klubi i thashethemeve në SHQUP përgojon vizitën botërisht të suksesshme të Papës
Kryeministria i quajti thashetheme provinciale akuzat e PD-së. “Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë”, thuhet në deklaratë. Qeveria i bën thirrje PD-së të lërë thashethemet dhe të kthehet në Kuvend. “I presim krahëhapur për të debatuar për problemet, sfidat dhe zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon, pas shumë vitesh rrënim nga partia që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët, nuk di çfarë i nxjerr goja”, përfundon reagimi i Kryeministrisë ndaj deklaratës së selisë blu, se kompania e vëllait të ministrit Veliaj, përfitoi 394 milion leke për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papës.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment