PD akuzon Ramën: Nazist me qytetarët, pajis me liçencë vrasësit!

Partia Demokratike drejtoi sërish sot gishtin nga Kryeministri Rama si përgjegjës për vrasjen e katërfishtë një ditë më parë në Tiranë.
Në një dalje për mediat, deputeti demokrat,Aldo Bumçi, tha se Kryeministri që sillet me shqiptarët si komandant nazist, nga ana tjetër u jep vrasësve privilegje, mbrojtje dhe liçencë.
Deklarata e plotë:
Edi Rama është sot para një përgjegjësie publike që e lidh me vrasjen e katërfishtë në Tiranë;Ai duhet të japë llogari para qytetarëve të vendit për këto fakte;
Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej?
Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhërin për ndalimin e vrasësit?
Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?
Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?
Edi Rama ka përgjegjësi për vrasjen dhe duhet ta mbajë këtë përgjegjësi.Kryeministri që është kthyer në xhelat të qytetarëve të pamundur të vendit, që burgos cdokënd që rregullon catinë, që shemb e bën gërmadha banesat e fukarenjve, rrënon dyqanet me të cilat ushqehen familjet, që rras brenda e dhunon të varfërit se nuk paguajnë energjinë pse skanë bukë të hanë, kryeministri që sillet me shqiptarët si komandat nazist, ky Kryeministër jep privilegje, jep mbrojtje, jep licencë për një vrasës.
Kryeministri që jep imunitet për një vrasës është rrezik për gjithë shoqërinë.
Nuk mund të fshihet më pas retorikave boshe e sulmeve ndaj opozitës.Jep llogari sot, jep llogari tani.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment