Opozita në protestë, Basha-Ramës: Bunkeri i Enverit nuk të shpëton dot nga revolta popullore!!!

Basha -Rames: Mos luaj me bukën e fëmijëve nuk i ngop dot me propagandë


Të shumtë ishin qytetarët që iu përgjigjen thirrjes nga Partia Demokratike dhe nga Sindikatat për protestë. Ata e nisën marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, ku janë ndalur për të dëgjuar fjalën e disa prej tyre. Në protestë, ishin përzgjedhur të flisnin, një student kundër rritjes së tarifave të shkollës, një person që i kishin prerë dritat për shkak se nuk kishte para të paguante faturen disa milionë lekëshe, apo një tjetër të cilit INUK i kishte prishur shtëpinë. Para mijëra qytetarëve ka folur edhe kreu i Sindikatave, Gëzim Kalaja që kërkoi reflektim të kryeministrit Edi Rama, përballë varfërisë që ka përfshirë vendin.
Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqiptarët nuk i kanë harruar mashtrimet.
“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqiptarët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.
Kreu demokrat i beri thirrje kryeministrit te mos i rrise taksat. Sipas tij rritja e taksave dhe shteti policor nuk eshte zgjidhja.
***
“Jam sot këtu pasi pashë Shqipërinë në lot”. Kështu u është drejtuar kreu i opozitës, Lulzim Bashamijëra simpatizantëve dhe mbështetësve demokratë te mbledhur në shesh nga e gjithë Shqipëria.
Në fjalën e tij para qytetarëve, por një godine Kryeministrie pa të zotin e shtëpisë, Basha i ka kërkuar llogaridhënie qeverisë Rama-Meta mbi varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.
“Jemi më shumë se asnjëherë në historinë e këtij qyteti. Në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit të shqiptarëve të lirë. Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së taksave, papunësisë, varfërisë dhe abuzimit qeveritar me pushtetin. Kemi ardhur sot të përballemi, të mbrojmë të drejtat tona,ta izolojmë të keqen dhe ti kthehemi të mirës përgjithmonë.Kemi ardhur këtu, sepse nuk ka ardhur dhe nuk vjen më Edi Rama tek ju, nuk i pyet më qytetarët ky Kryeministër”.
Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore.
“Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?”
Nis marshimi, mijëra qytetarë rrethojnë Kryeministrinë: “Duam punë e dinjitet”
Partia Demokratike dhe sindikatat kanë thirrur sot qytetarët nga i gjithë vendi të protestojnë për gjendjen tyre ekonomike dhe sociale. Protesta u parapri nga një tur i kryetarit të opozitës Basha në rrethet kryesore të vendit, paralelisht me shyrtimin nga mazhoranca në Kuvend të paketës fiskale dhe projekt-buxhetit të shtetit për vitin që vjen. Qytetarët ankohen për rritjen e taksave, rritjen e çmimit apo faturimit abuziv të energjisë elektrike, për mungesën e vendeve të punës dhe të mbështetjes ndaj fermerëve. Opozita ka deklaruar se projekt-buxheti dhe paketa fiskale duhet të bllokohen, pasi, sipas saj çojnë më tej, rrënimin që shkaktuan reformat fiskale të qeverisë në vitin që po lëmë pas.
Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqipatrët nuk i kanë harruar mashtrimet
“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqipatrët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.
***
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar mesditën e sotme protestës së thirrur nga Sindikatat, e cila është mbështetur fort nga Partia Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet, për tu ndalur në bulevardin përpara godinës .
***
Partia Demokratike ka zbritur sot në shesh në një tubim paqësor kundër paligjshmërisë që qeverisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend.
Protesta, të cilës i janë bashkuar mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit pritet të nisë rreth orës 12:00 të mesditës.
Me pankarta në duar kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksave, e papunësisë, qytetarët kanë nisur zhvendosen nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë.
Po ashtu edhe kreu i PD-së Basha ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe të rinj të forumit demokrat për t’iu bashkuar protestuesve, ku do tu drejtohet dhe me një fjalim.
Policia e kryeqytetit, e mbështetur edhe nga efektivë të policisë së shtetit dhe garda e republikës kanë bliduar zonën përreth Kryeministrisë.
Edhe në këtë tubim, rrethimin e Kryeministrisë Tahiri dhe Didi duket se ua kanë besuar policeve femra.
Automjete të shumta policie janë në gadishmëri për çdo incident, ndërsa në ndërtesat përreth janë të pozicionuar snajperistë të cilët po monitorojnë nga lart protestuesit.
Prej ores 10:00, policia ka ndaluar parkimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Po ashtu, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve dhe parkimi i tyre në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.
Një ditë më parë kryedemokrati Basha përcolli apelin drejtuar qytetarëve në protestë.
“Protesta ka mision të madh të bashkojë zërin e opozitës me zërin e grupeve të interesit, sindikatave dhe zërin e rinsië për t’i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë, jo rritjes së taksave, jo rritjes së tarfiave për studentët, jo shtetit policor, por punë dhe luftë kundër krimit e korrupsionit e barazi pë të gjithë shqiptarët.Ti themi jo buxhetit të 2015 të qeverisë Rama- Meta” nënvizoi Basha.
Prej ditësh, Basha ka zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë, për të mobilizuar qytetarët në protestën e 22 nëntorit.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment