Ndalohen 27 sirianë, shqiptari u mori 500 euro për kalimin e kufirit!!!

Dhjetëra klandestinë sirianë janë ndaluar sot në segmentin Kapshticë-Bilisht teksa udhëtonin me një fugon në zonën e Devollit, ndërsa në pranga ka rënë shoferi i fugonit. 
Një 36-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Korçës, pasi ndihmoi në kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme të 27 klandestinëve sirianë me fugonin e tij tip “Benz”. 
Në kuadër të operacionit “Sprinter”, Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Devoll arrestuan në flagrancë Eduard Sinanaj 36 vjeç, banues në Tiranë, transmeton tch.
Ky i fundit sapo pikasi që polica iu vu në ndjekje ka kaluar në një rrugë dytësore, por megjithatë automjeti policor i arriti dhe i ndaloi. Automjeti u gjet i braktisur dhe pa çelësa. 
Në mjet janë gjetur 27 klandestinë me kombësi siriane të moshave nga 16 vjeç deri ne 60 vjeç. Ata kanë deklaruar se janë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri nga disa persona të  paidentifikuar kundrejt shpërblimit nga 400 deri në 500 euro. 
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi fugonin Sprinter me targë AA 469 GB, dokumentacionin e tij si dhe një telefon celular i autorit me dy numra. Klandestinët sirianë ju dorëzuan në përfundim të veprimeve hetimore  Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë për veprime të mëtejshme me ta. 36-vjeçari akuzohet për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve". Dosja e tij i kalon prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment